Kalo te aplikimi

Akademi · Shkollë e Kuranit dhe e shkencave të tij

Një rrugëtim me Kuranin,i ndërtuar për të qëndruar.

Akademia Tenzil i udhëheq nxënësit në memorizimin, përforcimin dhe përsosjen e Kuranit përmes një programi të strukturuar, përsëritjes së vazhdueshme dhe kujdesit të mësuesit.

Memorizim · Përforcim · Përsosje

Misioni ynë

Të ndërtojmë një lidhje të qëndrueshme me Kuranin.

Qëllimi ynë nuk është vetëm memorizimi i faqeve, por ruajtja e tyre në zemër dhe në kujtesë përmes disiplinës, përsëritjes dhe udhëzimit të vazhdueshëm.

وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

“E vërtetë se ky (Kurani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botërave.”

Surja Esh-Shuara, 26:192

Rreth Akademisë Tenzil

“Të jetojmë çdo frymëmarrje me Kuranin, ëndrra e çdo besimtari.”

Në Akademinë Tenzil nuk mësojmë vetëm ta lexojmë Kuranin; mësojmë të jetojmë me të.

Sepse besojmë se Kurani nuk është vetëm për t’u recituar, por për të ndriçuar zemrat, për të udhëhequr mendjen dhe për të qenë shoqëruesi ynë në çdo etapë të jetës.

do besimtar ëndërron ta ketë Kuranin pranë vetes, ta lexojë, ta mësojë, ta kuptojë dhe të jetojë sipas tij. Pikërisht kjo ëndërr është bërë themeli i Akademisë Tenzil.

Ne besojmë se mësimi i Kuranit nuk është vetëm një proces i memorizimit të ajeteve, por një rrugëtim që e afron njeriun me Allahun dhe e zbukuron jetën e tij me fjalën e Tij.

Si fillim kemi hapur dy programe: klasën e memorizimit (Hifz) dhe klasën e përforcimit (Itkan) për hafizët që dëshirojnë ta ruajnë dhe ta përsërisin vazhdimisht Kuranin.

Ky është vetëm fillimi. Me lejen e Allahut, Akademia Tenzil do të zgjerohet me programe të tjera, si Texhvidi, Kiraetet, Tefsiri dhe shkenca të tjera të Kuranit, me dëshirën që të bëhet një vend ku çdo dashamirës i Kuranit gjen dijen dhe dritën e Kuranit.

Programet tona

Një metodë e qartë për çdo fazë.

Akademia Tenzil është vendi ku dashuria për Kuranin shndërrohet në përkushtim, mësim dhe vazhdimësi. Përmes programeve tona, synojmë t’i ndihmojmë nxënësit të ndërtojnë një lidhje të fortë me Kuranin.

01 · Program

Hifz

Memorizimi i Kuranit

Program për ata që dëshirojnë ta mësojnë dhe ta mbajnë Kuranin në zemrat e tyre, përmes një plani të organizuar dhe përsëritjes së vazhdueshme.

02 · Program

Itkan

Përforcimi i Kuranit

Për hafizët që kanë përfunduar memorizimin dhe dëshirojnë ta ruajnë, ta forcojnë dhe ta mbajnë të gjallë lidhjen e tyre me Kuranin.

03 · Në të ardhmen

Së shpejti

Shkenca të tjera të Kuranit

Texhvid · Kiraete · Tefsir

Me lejen e Allahut, Akademia Tenzil do të zgjerohet edhe me fusha të tjera të shkencave të Kuranit, si Texhvidi, Kiraetet, Tefsiri dhe shumë degë të tjera që lidhen me Librin e Allahut.

Metoda Tenzil

Përparimi vjen nga vazhdimësia.

Çdo hap ndërtohet mbi hapin e mëparshëm. Nxënësi nuk kalon përpara pa e forcuar atë që ka mësuar.

01/ 06 hapa
  1. Dëgjim

    Nxënësi dëgjon faqen me vëmendje, derisa tingëllimi i saj bëhet i njohur.

  2. Përkthim dhe kuptim

    Kuptimi i ajeteve e bën memorizimin më të thellë dhe më të qëndrueshëm.

  3. Përsëritje

    Faqja përsëritet me qetësi, pa nxitim, derisa të qëndrojë vetë në kujtesë.

  4. Lexim para mësuesit

    Nxënësi e lexon para mësuesit, i cili korrigjon, dëgjon dhe konfirmon.

  5. Përforcim

    Faqet e fundit forcohen përpara se të vijë mësimi i ri.

  6. Ruajtje afatgjatë

    Përsëritja e madhe rikthen pjesët e përfunduara, që të mbeten të forta.

Udhëzim i vazhdueshëm

Mësuesi udhëheq. Nxënësi ecën përpara.

Mësuesi ndjek pozicionin, përsëritjen dhe përparimin e çdo nxënësi. Nxënësi e di qartë çfarë duhet të mësojë, çfarë duhet të përsërisë dhe ku duhet të vazhdojë.

Mesazhi ynë

“Le ta bëjmë Kuranin ibadet, jo vetëm adet.”

Kurani nuk është vetëm për t’u lexuar me gjuhë, por për t’u përjetuar me zemër. Kur lidhemi me të me sinqeritet, e kuptojmë dhe përpiqemi ta zbatojmë, ai bëhet dritë në jetën tonë, qetësi në zemrat tona dhe rrugë që na afron më shumë me Allahun.

Disiplinë

Sepse përparimi ndërtohet çdo ditë.

Vazhdimësi

Sepse ajo që përsëritet, ruhet.

Kujdes

Sepse çdo nxënës ka ritmin dhe rrugëtimin e vet.

Bëhu pjesë e akademisë

Filloni një rrugëtim që ndërtohet për të qëndruar.

Nëse dëshironi të ndiqni një program të strukturuar të memorizimit dhe përforcimit të Kuranit, aplikoni për t’u bërë pjesë e Akademisë Tenzil.

Formulari i aplikimit

Gjinia *
Programi *